Interi fitoi ndaj Atalantës duke konsoliduar vendin e parë në kampionat dhe thellon diferencën ndaj Milanit me 6 pikë. Zikaltërit fituan me rezultatin 1-0 me anë të Skriniar në minutën e 54-të që mjaftoi për të grumbulluar 3 pikët e vlefshme. Interesant është fakti që goli i shënuar nga zikaltërit ishte e vetmja gjuajtje në portën e Atalantës.
Ky fakt nuk ishte parë tek Interi që prej vitit të larg të vitit 2009, ku dhe Interi u shpall kampion i Italisë, nën drejtimin e Murinjos.
Djemtë e trajnerit portugez mposhtën Udinezen me vetëm 1 goditje në portë, duke bërë mjaft bujë atë kohë. Të dy trajnerët shihen si mjaft të ngjashëm në stilin e lojës së tyre, që karakterizohet nga mbrojtja e fortë dhe kundërsulmet. Statistikat e sotme të Interit ndaj Atalantës dhe mundësia e madhe për ta fituar trofeun këtë sezon e përafron më shumë këtë ngjashmëri midis ty teknikëve. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/