Problemet e Odise Roshit nuk kanë të ndalur në këtë sezon të ri. “Raketa” ka qëndruar për disa ndeshje në stol te Akhmat Grozni dhe tanimë përballet me një dëmtim. Këtë herë bëhet fjalë për një dëmtim në kofshë dhe saktësisht për një këputje të pjesshme të muskulit sartorius në kofshën djathtë.
Lojtari është larguar nga klubi dhe ka mbërritur në Shqipëri për të bërë kurimin. Sa i përket kohës së rikthimit në fushën e blertë nuk ka ardhur ende një konfirmim i saktë. Pra Akmat Grozni e ka raportuar mungesën e Roshit për një periudhë të pacaktuar, ndërsa vazhdon edhe mungesa e futbollistit më të rëndësishëm te Shqipëria sa i përket aspektit sulmues. /Sport Ekspres/