Nuk mund të zhvillohej në “Air Albania” dhe “Selman Stërmasi”, përcaktohet stadiumi për Tirana-Kukësi

Tashmë është mësuar edhe stadiumi se ku do të zhvillohet ndeshja e javës së parë të kampionatit mes Tiranës dhe Kukësit. Federata kishte vendosur si opsion stadiumin e Skënderbeut dhe të Laçit, ndërsa për shkak të vonesës së kthimit të përgjigjes nga ana e kurbinasve, u vendos që përballja e parë e rëndësishme të luhet në Korçë.

Ky është raportimi i “Supersport”, ndërsa nga krahu tjetër kjo ndeshje nuk mund të zhvillohej në “Selman Stërmasi” për shkak të tapetit. Gjithashtu edhe në “Air Albania” bardheblutë nuk mund të prisnin Kukësin, pasi fusha është duke u bërë gati për ndeshjet që do të ketë Shqipëria në nëntor. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *