Polonia do të presë Shqipërinë më 26 mars në gjysmëfinalen e “play off”-it për Kupën e Botës 2026. Një ndeshje vendimtare për të dyja skuadrat, që tashmë janë duke u përgatitur me detaje. Në Poloni kanë nisur diskutimet për formacionin me të cilin duhet të fillojë sfidën trajneri Urban. Porta është kthyer në një çështje për polakët, teksa portieri i parë i ekipit do të mungojë në grumbullim për shkak dëmtimi. Grabara shihet si një alternativë për të ruajtur rrjetën e polakëve, por Hajto del kundër këtij profili. Ish-lojtari i njohur polak ka thënë për “Polsat Sport” se nuk mund t’i besohet porta një personi që ka pësuar 56 gola deri më tani në Bundesligë.
“Nuk mund të fusësh në një ndeshje kaq vendimtare një djalë që ka pësuar 56 gola në Bundesligë këtë sezon. Ai nuk ka mesataren më të mirë dhe nuk duket siç e portretizojnë gjithmonë. Nësep ret 17 nga 20 gjuajtje në një ndeshje, por bën 2 gabime, atëherë kjo është një performancë e dobët për mua. Kur bëhet fjalë për portierët, nuk i shoh statistikat”, ka deklaruar Tomaz Hajto./Sport Ekspres/