“Nuk mund të bëj ndryshimin për 2-3 ditë”, Sedloski flet si trajner i Vllaznisë: Duhet të djersitet fanella, e di në çfarë klubi jam

Goce Sedloski do të bëjë debutimin e tij në stoli ne Vllaznisë pasditen e nesërme. Kundërshtari i parë i trajnerit maqedonas do të jetë Erzeni, ndaj të cilët do të kërkojë tre pikët e para në kampionat. Sedloski ka folur sot për të parën herë si trajneri i kuqebluve në konferencën e zakonshme për shtyp një ditë përpara ndeshjes. Ish-kreu i pankinës së Shkupit shprehet se e di rëndësinë e një klubi si Vllaznia, por thekson se ndryshimi nuk do të vijë përnjeherë.

“Jam shumë i kënaqur që m’u dha mundësia që të jem trajneri i Vllaznisë. Kemi rënë dakord shumë shpejt. Kemi komunikuar me presidentin për rreth një orë. Kur kam ardhur këtu më kanë thënë që ekipi është shumë i mirë. E di çfarë klubi është. Ka pasur një krizë në rezultate, kështu që duhet të ngrihemi shumë shpejt. Normalisht, nuk mund të ndryshojë për 2-3 ditë, sepse nuk kam kohën e mjaftueshme. Duhet të mbështetemi te lojtarët. Unë te ata dhe ata te mua. Do punojmë fort për të arritur aty ku klubi dëshiron.

Çdo trajner ka idenë e vetë. Duhet që lojtarët të bëjnë atë që kërkoj unë. Për momentin nuk mund të bëj ndryshim drastik, por do të rritemi dalëgadalë. Tre ditë kam këtu në Shkodër. E shoh që ekipi është mirë. Jemi grup. Duhet të marrim rezultate. Kur të marrim rezultate, atëherë shihet ekipi. Duhet ta djersijnë atë fanellë. Edhe njerëzit që vijnë e na shohin, duhet ta ndjejnë këtë. Me çfarë kam parë, kampionati është i fortë, ka kualitet. I thërras tifozët që të vijnë të na mbështesin. Janë shumë të rëndësishëm, janë lojtari i 12 për ne. Si trajner, dua që aq minuta sa luajnë, lojtarët të japin maksimumin”, ka deklarur Goce Sedloski./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *