Bastian Shvajnshtajger ka rikujtuar kohën e tij te Mançester Junajtid dhe raportin me Murinjon. Ky i fundit nuk e konsideronte ish-mesfushorin gjerman profesionist, megjithëse vetë 37-vjeçari nuk është i këtij mendimi. Shvajnshtajgeri tregon se në ditëlindjen e tij Murinjo i bëri nëj dhuratë të hidhur, duke e dërguar në ekipin e rezervave, zgjedhje të cilën vete ish-lojtari nuk arrinte ta kuptonte.
“Në ditëlindjen time po ndërrohesha në dhomat e zhveshjes, por një person më tha që nuk mund të hyja dhe se duhej të luaja me ekipin rezervë. Isha shumë i trishtuar sepse askush nuk po fliste me mua. Pastaj fola për këtë me Murinjon dhe ai me shpjegoi diçka që thjesht nuk e kuptova. Kishte të bënte me dëmtimin e dytë që kisha pasur. Kisha shumë respekt për të, sigurisht, por nuk mund ta kuptoja pse nuk më lejuan të stërvitem me skuadrë e parë. Ata nuk besonin më se unë isha profesionist, por kjo nuk ishte e vërtetë”, është shprehur Bastian Shvajnshtajger./Halit Delibashi-Sport Ekspres/