Nuk kishte ndodhur që nga koha e Diego Costa te Chelsea, shihni rekordin që ka vendosur Armando Broja: Më i riu në historinë e Premier League

Armando Broja ka shënuar golin e parë për vitin 2022 me Southampton. Sulmuesi shqiptar tundi rrjetën në takimin ndaj Brentford, që po fitohet me shifrat 4-1. Goli i Brojës do të vinte në minutën e 48 të takimit. Pas një pasimi fantastik nga zona e Southampton, sulmuesi shfrytëzoi shpejtësinë e tij mbreslënëse duke kaluar edhe portierin kundërshtar. Pas disa dëmtimeve në fushën e lojës, trajneri Hasenhutl ka zgjedhur që ta largojë nga fusha rreth 10 minuta para fundit të takimit.

Ndërkohë pas këtij goli të shënuar ndaj Brentford, “Opta Joe” që tregon statistikat e lojtarëve shkruan se Armando Broja është lojtari më i ri në historinë e Premier League që arrin të shënojë në 4 ndeshjet e para si titullar në shtëpi, në Premier League. Është lojtari i parë që ia del në këtë kompeticion që nga koha e Diego Costës te Chelsea në 2014. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *