Interi arriti të shkojë në finale të Kupës së Italisë, pasi në ndeshjen e gjysmëfinales së mbrëmshme mundi Juventusin me rezultat minimal 1-0. Në fund, në qendër të vëmendjes ishte heroi i ndeshjes, i cili pasi Simone Inzaghi e nxori nga loja, nuk mundi të shikonte as minutat e fundit të ndeshjes.
Në minutën e 78-të, Inzaghi nxori nga loja autorin e golit Dimarco dhe në vend të tij dërgoi Gosens në fushë. Kamerat e regjistruan Dimarcon në fund të ndeshjes, i cili nuk mundi të shikonte asnjë minutë më shumë.
Në kohën e shtesës, Juventus u përpoq me të gjitha forcat për të barazuar dhe krijoi disa raste të mira, por gol nuk pati. Dimarco nuk mundi ta shikonte fare dhe ktheu kokën dhe priti vetëm të dëgjonte bilbilin e fundit të arbitrit. /Sport Ekspres/