Taulant Xhaka është rikthyer në fushën e blertë me Bazelin pas një dëmtimi që e la jashtë për një kohë të gjatë. Mesfushori 30-vjeçar ka folur në një intervistë për mediat në Zvicër edhe sa i përket të ardhmes. Kur pyetet nëse mund të bëhet trajner si shumë futbollistë që zgjedhin këtë rrugë pasi varin “këpucët në gozhdë”, Taulanti e hedh poshtë menjëherë hipotezën.
“Jo nuk kam për t’u bërë trajner. Unë jam shumë emocional për këtë post. Do të ishte shumë stresuese për mua. Megjithatë e kam të qartë sesi do të vazhdoj. Kam bërë plane të qarta me vëllain tim, Granitin. Për momentin nuk dua të zbuloj më shumë”, tha Taulant Xhaka. /Sport Ekspres/