Ajaxi duket se e ka të humbur luftën për titullin kampion me Feynord. Kapiteni i Serbisë, Tadic, po vazhdon me performancat negative te Ajax. Një nga kritikët e tij më të mëdhenj është padyshim Wesley Snijder.
Madje aq shumë janë të përsëritura kritikat ndaj tij, sa Sneijder këtë herë duhej të theksonte se nuk kishte asnjë inat karshi lojtarëve serbë. “Gjithçka duhet të sillet përsëri rreth Tadiçit te Ajax. Unë nuk kam asgjë kundër serbëve, kam shumë miq serbë, por mjaft është mjaft.
Nëse filloni të shikoni për arsye pse nuk fiton Ajaxi, Tadiç është njëri prej tyre. Duket sikur Tadiç duhet të luajë me patjetër në atë skuadër”, ka thënë Sneijder. /Sport Ekspres/