Nuk ka të mbaruar Superiorja te Kombëtarja U-21, Bushi thërret edhe lojtarin e Laçit

Alban Bushi po mendon të sjellë sërish ndryshime në listën e Kombëtares U-21. Superiorja dominon me emra në lojtarët e përzgjedhur nga trajneri i Shpresave të Shqipërisë dhe pritet që të ketë sërish afrime nga elita e kampionatit tonë. Pas Hadrojit dhe Ujkës, “ABC Neës” raporton se një mesfushor i Laçit ka marrë ftesën e kuqezinjve të rinj.

Albion Marku do të jetë mesfushori që do i bashkohet Shpresave në grumbullim për dy ndeshjet e muajit shtator. 19-vjeçari bëri një paraqitje për t’u duartrokitur në sfidën e parë europiane të kurbinasve kundër Keshlas. Me sa duket loja e Markut ka bindur Bushin që t’i adresojë një ftesë për ta pasur nën urdhërat e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *