“Nuk ka shaka në këtë ligë”, Vedat Muriqi flet pas golit të 10 në La Liga: Të arrijmë 40 pikë dhe pastaj të ëndërrojmë

Vedat Muriqi ka shënuar sot golin e tij të 10 në La Liga në humbjen 2-1 që Majorka pësoi kundër Espanjolit. Sulmuesi shqiptar ka folur për mikrofonin e “DAZN”-it pas përfundimit të ndeshjes, ku ka shprehur habinë e tij për faktin se skuadra humbet shpesh në ndeshjet jashtë shtëpisë.

“Nuk kam fjalë për atë që ndodh jashtë shtëpisë. Diçka po ndodh dhe shpresojmë ta gjejmë sa më shpejt, sepse në këtë Ligë nuk ka shaka. Duhet të arrijmë dyzet pikë dhe pastaj të ëndërrojmë, pse jo? Nëse skuadra ime humbet, nuk më intereson të shënoj. Jam i lumtur për golin tim, por në fund nuk kemi mbetur pa asgjë, gjë që është e rëndësishme”, ka thënë Vedat Muriqi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online