Nuk ka pushim për “CR7”, radhën e ka Maroku

Pasi realizoi një “hat-trick” kundër Spanjës, Kristiano Ronaldo është rikthyer menjëherë në stërvitje dhe po kryen përgatitjet finale para ndeshjes kundër Marokut. Ajo pikë e fituar në limite kundër Spanjës bën që portugezët të besojnë tek mbyllja e grupit në vend të parë, por që t’ia dalin, duhet të shënojnë sa më shumë në dy ndeshjet e ardhshme. E ashtu siç parashikohej, kreu i renditjes do të përcaktohej nga golavarazhi, pasi një barazim mes Portugalisë dhe Spanjës shihej si mëse i mundshëm.

Maroku
Ndeshja e ardhshme e Portugalisë është ajo kundër Marokut dhe një duel personal i Kristiano Ronaldos me shokun e tij të skuadrës është shumë pranë. Açraf Hakimi, mbrojtësi i talentuar i Real Madridit është një nga më të mirët në mbrojtjen e Marokut dhe 19-vjeçari u shpreh se po pret me entuiziazëm një përplasje me Ronaldon. “Edhe pse jam ende i ri, për mua është e rëndësishme që të provohem me kundërshtarët më të fortë në botë. Jam në botëror dhe dua të kontriuboj sa më shumë për shtetin tim, pavarësisht se kë kam përballë”,- u shpreh mbrojtësi i Realit. Deklarata e Hakimi nuk pritet të trëmbë aspak yllin portugez, i cili i tregoi aftësitë e tij kundër Spanjës.

Ronaldo
Me tri golat e tij të shënuar në sfidën kundër Spanjës, Ronaldo u fut në historinë e botëorit. Ylli portugez i Real Madridit iu bashkua legjendave të futbollit (Pele, Klose dhe Siler), pasi shënoi në katër botërore. Kapiteni i Portugalisë tregoi kundër “La Roja” se mosha është vetëm një numër për të. Edhe pse është 33-vjeç, Ronaldo nuk po tregon shenja ngadalësimi dhe vazhdon të jetë ende lideri absolut i luzitanëve. Shpeshherë, CR7 quhet si “One man army” (ushtri me vetëm një ushtar) dhe kjo gjë është disi e vërtetë, pasi sulmuesi i Real Madrid e ka nxjerrë shpesheherë Portugalinë nga momente shumë të vështira.

Rekordi i Ronaldos në Botëror

– Kristiano Ronaldo ka shënuar në katër botërore të ndryshme, duke iu bashkuar legjendave të futbollit si Pele, Miroslav Klose dhe Ue Siver)
– Ylli 33-vjeçar ka luajtur 14 ndeshje botërori në karrierën e tij. Në këto 14 takime, Ronaldo ka shënuar 6 gola dhe ka asistuar 2 herë. (Leo Mesi – 16 ndeshje, 5 gola dhe 3 asiste)
– Kupa e Botës është i vetmi trofe që Ronaldo nuk e ka fituar si futbollist. Pasi fitoi evropianin në vitin 2016, Ronaldo shpreson të fitojë dhe Kupën e Botës në Rusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online