Nuk ka nevojë për fjalë! Perla e Lionel Mesit për t’u mos humbur, e bën të duket aq e lehtë

Barcelona ka fituar me rezultatin 4-1 ndaj Alaveshit, duke marrë vendin e parë në “La Liga” pas barazimit të marrë në ‘El Clasicon” me Realin e Madridit. Griezman dhe Vidal kaluan të parët në avantazh katalanasit, brenda 45 minutëshit.

Por me nisjen e së dytë, do të ishte Pons që do të ngushtonte diferencat. Këtu del në skenë i përhershmi Lionel Mesi. Sa herë që ekipi është në vështirë, si me magji dhuron një kryevepër tërësisht të shpikur në mënyrë individuale, për të kthyer qetësinë.

Një realizim fantastik do të sillte golin e tretë në minutën e 69, duke e bërë golin të duket aq i thjeshtë. Për të kaluar edhe te penalltia e Suarez, që vendosi historinë e ndeshjes. /Sport Ekspres/