Nuk ka më skemë me 3 në mbrojtje! Shqipëria do “sambën”, ja se çfarë e pret me ardhjen e trajnerit Sylvinho

Shqipëria po përgatit zyrtarizimin e trajnerit të ri dhe nëse nuk do të kemi ndonjë surprizë në minutat e fundit, pritet të vijë Sylvinho. Për herë të fundit ishte pjesë e Tite në Kombëtaren e Brazilit, duke kërcyer “samba” në Botërorin e Katarit derisa u shfaq Kroacia.

Por çfarë i pret kuqezinjtë me këtë trajner? Prova konkrete dhe e vetme mund të quhet ajo aventurë e Sylvinho te Corinthias, ku e drejtoi për 43 ndeshje. Ashtu siç në fakt shkruan edhe “Goal”, problemi kryesor i këtij trajneri ishte mënyra e lojës që nuk ngrohu tifozët.

Pavarësisht se bëhet fjalë për një brazilian dhe të gjithë presin një lojë të hapur, në fakt 48-vjeçari është jo pak i europian. Në 43 ndeshje me Corinthias, ekipi i tij arriti të shënonte 42 gola dhe të pësonte 40 gola, pra afërsisht një gol të shënuar dhe një gol të pësuar për ndeshje.

Në total Sylvinho fitoi 16 ndeshje, barazoi 14 dhe humbi 13 ndeshje. Por ndryshe nga Reja, braziliani ka “uri” për të shkuar sa më larg në karrierën e tij si trajner, tanimë do të jetë njeriu i parë. Gjithashtu në ndryshim nga italiani, skema më e preferuar e Sylvinho është 4-3-3, që largon skemën me 3 mbrojtës te Kombëtarja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *