FSHF-ja duket se ka marrë vendimin përfundimtar për zgjedhjen e trajnerit të ri të Kombëtares. Dyshimet janë shuar dhe pasardhësi i Edi Rejës në krye të pankinës do të jetë Silvinjo. “TV Klan” bën me dije se 48-vjeçari do të prezantohet në krye të kuqezinjve në datën 9 janar.
Ish-futbollisti i njohur brazilian ka një karrierë të pasur si lojtar, teksa ka mbajtur veshur fanellat e klubeve emblemë si Arsenali, Barcelona dhe Mançester Siti. Sa i përket fushës së trajnimit, Silvinjo ka pasur dy eksperienca të shkurtëra me Korinthiasin dhe Lionin, si dhe ka qenë për një kohë të gjatë ndihmësi i Tites në krye të Kombëtares së Brazilit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/