Nga përballja e edicionit të shkuar kanë ndryshuar shumë gjëra, ashtu dhe objektivat, një prej të cilave është Kupa
Për Tiranën është një ndeshje me aromë Superioreje, kjo pasi do të ketë përballë një kundërshtar që sezonin e shkuar, në javët e para, ishte kokë më kokë në luftën për kreun e tabelës. Tashmë, një vit më vonë, Tirana e Kategorisë së parë sfidon Kukësin kampion në fuqi. Nga një përballje pa fund sezonin e shkuar (4 herë në kampionat dhe 2 herë në Kupë) këtë vit do të përballen vetëm në dy raste. Diçka pozitive në dukje, kur kujtohet që 4 nga gjashtë përballjet e sezonit të shkuar ishin qesharake dhe pati jo pak akuza, ku u bë një kompromis i shëmtuar Kupë-kampionat. Muzika ndryshon këtë herë, Tirana e sheh si shpëtim Kupën, në një sezon të vështirë, ku i duhet të shpallet me çdo kusht kampion për t’u rikthyer mes më të mirave të Shqipërisë, ndërsa Kukësi detyrimisht nuk ja fal vetes që ta mbyllë sezonin pa trofe. Titulli shpresohet, por është shumë pikë larg, ndaj Kupa mund të jetë një dritare ngushëllimi, nëse froni i kampionit nuk ruhet.
Pozitive për futbollin që premisat për këtë takim janë maksimale dhe në fushë do të shohim dy skuadra dinjitoze që luajnë për t’u kualifikuar për në turin tjetër. Normale, edhe për shkak të
Tirana është e etur për të treguar se nuk i përket Kategorisë së Parë me kualitet që ka dhe synon që të eliminojë dhe Kukësin pas Vllaznisë. Ze Maria nuk do të ketë të gatshëm vetëm mbrojtësin Albi Doka, ndërsa në krahun tjetër i vetmi që është në dyshim për këtë ndeshje është Albi Alla, i cili ka pësuar një dëmtim të vogël në seancën e djeshme stërvitore. Në “Selman Stërmasi” pritet që të ketë një numër të konsiderueshëm tifozësh.
Nga dashamirësia e sezonit të shkuar për të marrë secili atë që dëshironte te synimi për të ecur më tej, nga një “dashuri” interesi te një “mollë sherri” në kuptimin e mirë të fjalës. Kukësi dhe Tirana premtojnë emocione në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.
Në fillim të sezonit ishte Tirana ajo që i mori Superkupën Kukësit, ndaj verilindorët e dinë mirë se liga që luajnë bardheblutë nuk i bën aspak inferior. Kukësi është kampioni në fuqi dhe nën drejtimin e Peter Pakult është kujtuar për statusin që ka. Një sfidë në letër jo e ekuilibruar, por në fushë nuk premtohet të jetë aspak e tillë. Tirana dhe Kukësi premtojnë një ndeshje që i ka munguar Superiores këtë edicion. Të presim e të shohim se ç’do të dhurojnë këto dy skuadra, këtë herë pa skenar.