Nuk ka ku të shkojë më keq! Liverpool mbetet pa mbrojtës, Shqipëria i largon edhe një zëvendësues

Liverpool e gjen veten si kurrë më parë në këtë sezon. Një skuadër e përgjysmuar, që do të vuajë shumë çështjen e dëmtimeve. Ylli i sulmit, Salah, ka rezultuar pozitiv me Covid-19 së bashku me portierin Becker, ndërsa kapiteni Henderson është larguar nga grumbullimi me Kombëtaren për shkak shqetësimesh. Por problemi më i madh dhe që po i shkakton dhimbje koke Klopit është pikërisht mbrojtja.

Virgil Van Dijk dhe Joe Gomes do të humbasin pjesën më të madhe të sezonit, si dhe në krah do të mungojnë gjithashtu edhe Alexander-Arnold e Robertson. Në këto kushte, trajneri gjerman ka hedhur sytë te të rinjtë për të zënë boshllëqet e mëdha në prapavijë, por duket se edhe në këtë plan po e përndjek fati i keq.

Futbollisti Ëhya Ëilliams ishte një prej të përzgjedhurve të Klop për të shpëtuar në këtë emergjencë, megjithëse për disa kohë do i duhet të kërkojë për një tjetër emër. Shqipëria U21 ia shton edhe më tepër telashet Liverpool-it, teksa Ëilliams është dëmtuar mbrëmjen e djeshme në ndeshjen që kuqezinjtë e vegjël zhvilluan kundër 21-vjeçarëve të Anglisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *