Nuk ka fitues në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, portierët kthehen në spektatorë në Vllaznia-Dinamo

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura përballja e parë gjysmëfinale mes Vllaznisë dhe Dinamos. Skuadrat janë larguar nga “Loro Boriçi” në baraspeshë 0-0. Një ndeshje që nuk prodhoi raste të shumta për gol, teksa portierët morën më tepër rolin e spektatorit.

Ndeshja e kthimit mes Dinamos dhe Vllaznisë do të zhvillohet më 23 prill, kur do të përcaktohet edhe ekipi që do të sigurojë finalen e këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë./Sport Ekspres/