Nuk ka ende lejen për t’u veshur kuqezi, Hafizi çudit me Bajramin: Kur flitet me superlativa, mund të ishte aktivizuar

Astrit Hafizi është i ftuar në “Supersport” për të folur rreth ekipit kombëtar në prag të sfidës kundër Andorrës, ku ka prekur edhe temën e afrimeve të reja si Nedim Bajrami. Trajneri shqiptar shprehet se nuk i njeh aftësitë e tij, ndërsa më pas ngre hipotezën se nëse për të flitet me aq superlative atëherë sot do të ishte në fushën e lojës.

“Nuk e njoh, që të mos i heq meritat apo ti japë merita që ndoshta nuk i takojnë. Noshta mund të ishte aktivizuar që në fillim, nëse flitet me superlativa”, ka thënë fillimisht Hafizi. Por moderatori i emisionit i sjell menjëherë në vëmendje faktin se arsyeja e mosaktivizimit është se FIFA ende nuk e ka pajisur me lejen për të përfaqësuar Shqipërinë. Ndërkaq Hafizi kundërpërgjigjet:

“Atëherë nuk e kemi për momentin. Sot jo. Le t’ja lëmë një kohe tjetër të flasim për këtë lojtar, i cili akoma s’ka hyrë si pjesë e lojës sonë, se sa të flasim para kohe dhe mund të gabojmë, ose ti japim shumë vlera të cilat ndoshta edhe nuk i ka”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *