Koronavirusi nuk bën asnjë dallim sa i përket personave që infekton. Gjithashtu edhe presidenti i Federatës serbe të Futbollit, Slavisa Kokez, rezulton me Koronavirus. Megjithatë është në gjendje të qendrueshme, ka temperaturë normale dhe komunikon me stafin e klinikës.
Frika është e madhe për shpërndarjen me persona të tjerë që punojnë në këtë Federatë, ndërsa për këtë arsye po bëhen edhe testimet tek ta. Ky është njoftimi që vjen nga mediat serbe, ndërsa dyshimi për marrjen e tij mbetet nga Kongresi i fundit i UEFA-s që mbahej në Amsterdam. Atje Kokeza ishte prezent dhe dyshohet se ka qenë në kontakt me njerëz të tjerë të infektuar dhe që nuk kishin dijeni, të cilët ndodheshin në qeverinë më të lartë të futbollit. /Sport Ekspres/