“Nuk ka bojkot”! Kukësi doli me njoftim zyrtar, habit Hallaçi: Lojtarët ndjenë shqetësim, nuk mund të themi që janë infektuar

Kategoria Superiore do të rikthehet sërish në fushën e lojës, ku skuadrat do të luajnë ndeshjen e radhës ditën e nesërme. Në mungesë të Skënder Gegës, i prekur nga pandemia Covid-19, është Rrahman Hallaçi ai i cili ka zënë vendin e tij në krye të pankinës për ta zëvendësuar. Zëvendëstrajneri i Kukësit ka dalë sot përpara mediave në konferencë për shtyp, ku ka mohuar zërat për një bojkot te Kukësi, ndërsa sa i përket lojtarëve të deklaruar ditën e sotme si pozitiv me Koronavirus, Hallaçi shprehet se thjesht kanë ndjerë një shqetësim dhe nuk mund të thuhet se janë të infektuar.

“Skuadra ka qenë në stërvitje dhe nuk e kemi bojkotuar. Ne jemi stërvitur normalisht, nuk ka probleme financiare te Kukësi. Unë me mjekun kam folur dhe të tre lojtarët kanë ndjerë një shqetësim, por nuk mund të thuhet se janë të infektuar. Skuadra është në gjendje të mirë para Teutës dhe presim Gegën nga dita në ditë. Kemi folur për çdo gjë me trajnerin. Çdo gjë do jetë në konsultë me të që të vendosim për formacionin.

Teuta ka një skuadër të organizuar mirë. Nuk kemi marrë maksimumin në ndeshjet e para, por nuk është hera e parë që na ndodh kjo, kemi folur me skuadrën për këtë. Kukësi futet gjithmonë për fitore, ndaj edhe nesër do të futemi në fushë për të marrë maksimumin. Kur nga një skuadër largohen disa futbollistë, ekipit do i duhet kohë të ambientohen. Besoj se lojtarët do e marrin veten nga java në javë”, ka deklaruar Rrahman Hallaçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *