Shqipëria luan sot një ndeshje ku rezultati i vetëm që mund të pranohet është fitorja. Kuqezinjtë e Rejës do të ndeshen me San Marinon në “Elbasan Arena”, ku priten gola prej ekipit tonë kombëtar. Në studion e emisionit “Kuq e Zi“ Astrit Hafizi e sheh problemin e Kombëtares te sulmi. Vetëm 5 gola në 5 ndeshje të kualifikueseve për Kupën e Botës janë shumë pak për trajnerin shqiptar, që kërkon më shumë gola nga skuadra e udhëhequr nga Reja.
“Eksperienca e Rejës në këto dy vite e gjysmë ka treguar që nuk është shumë elastik, është shumë stoik në zgjedhje. Duhet të mendojë që kjo ndeshje shkoi ashtu sic duhet në të gjitha drejtimet. Pavarësisht se shënuam vonë, mund të kishim shënuar edhe më shpejt. Mund të kishim shënuar me rastin e Kumbullës. Duhet të kemi vizion në lojë. Në këto 5 ndeshje kemi shënuar vetëm 5 gola, nga një gol për ndeshje. Edhe San Marion atje, edhe me Andorrën duhet të kishim shënuar edhe më tepër. Kur goli shënohet me vështirësi krijon ndrydhje. Sa më tepër të shënosh kundër një kundërshtari, nuk ka asgjë të keqe“, ka thënë Hafizi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/