Nuk janë vetëm! Tifozët e Partizanit e ndjekin ekipin edhe në Zvicër, gati për ndeshjen me Bazelin

Partizani do të luajë ditën e sotme ndaj Bazelit, ndeshje e vlefshme për turin e dytë të UEFA Conference League. Tifozët e Partizanit kanë mbërritur në Bazel të Zvicrës për të mbështetur skuadrën e tyre në këtë ndeshje kaq delikate. Pjesëtarë të tifogrupit “Baza 46” kanë vendosur edhe flamurin me logon e tyre për të treguar se toka zvicerane do të ketë “pronar” të tjerë, të paktën për këto 24 orë.

E gjithë vëmendja mbetet te ndeshja e Partizanit që luan ndeshjen me rivalin më të fortë nga ekipet shqiptare në Europë, ndërsa mbështetja e tifozëve do t’i japi edhe më shumë impuls lojtarëve për të dhënë më të mirën e tyre. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *