Nëse flasim për cilësi dhe eksperiencë, Elseid Hysaj është nga më të mirët te Shqipëria. Mbrojtësi shkodran luan prej vitesh në nivelet më të larta të futbollit dhe sigurisht që te Kombëtarja jonë ka shumë pritshmëri për të.
Mundësitë janë aty dhe gjithmonë tregon se mund të kalojë pa problem ndaj kundërshtarëve, por gjithmonë gabon me limitin, duke e tejkaluar. Kështu do të pësonim edhe ndaj Polonisë, atje ku një pjesë e konsiderueshme e fajit ishte edhe tek Hysaj me gabimet e tij në zotërimin e topit.
Duke iu referuar “Sofascore”, Hysaj është lojtari i gjashtë me më shumë topa të humbur në kualifikueset e Botërorit. Një statistikë kjo më shumë se zhgënjyese teksa Kombëtarja ndihet e pasigurt me lojtarin që duhet të bëjë diferencën. /Sport Ekspres/