Milani ka bërë lëvizje këtë merkato, ku përveç Ibrahimoviç në sulm, tani kanë menduar për mbrojtjen. Kuqezinjtë kanë sjellë në Milano mbrojtësin Kjaer. Ky i fundit la Atalantën, me të cilët që pas transferimit në verë për të zëvendësuar largimin e papritur të Skrtel nuk arriti të gjnete një vend në 11-shën bazë.
Gasperini i besoi 3-shes së zakonshme në mbrojtje, ku bën pjesë edhe Gjimshiti, dhe kjo ka bërë që danezi 30-vjeçar të bëjë këtë kalim drejt Milanit, me të cilët ka kryer edhe testet mjekësore ditën e sotme. Formula është huazim deri në fund të sezonit me të drejtë blerje më pas, ndërsa Atalanta ka marrë nga Milani ish-mrojtësin e saj, Caldaran, i cili si rrjedhojë e një dëmtimi nuk gjeti hapësira te kuqezinjtë./Sport Ekspres/