“Nuk i thashë mbrojtësve që të vepronin ashtu, i pa tolerueshëm”! Trajneri i Kukësit flet për golin e Skukës dhe i tregon vendin Barbosës: Jam unë trajneri këtu

Partizani ka arritur të fitojë duelin ndaj Kukësit me shifrat 2-1. Të kuqtë vazhdojnë të tregojnë të njëjtën fytyrë. Pjesa e parë ishte fantastike për kryeqytetasit që nuk i lanë asnjë mundësi kundërshtarit për të reaguar. Goli i parë erdhi nga Bitri që në minutën e 25 realizoi një silurë nga distanca që i la të gjithë pa fjalë, ndoshta mund të jetë më i bukuri i karrierës së tij. Vetëm pesë minuta më vonë ishte Skuka që dyfishoi shifrat.

Kur u mendua një ndeshje e mbyllur, Kukësi e shtoi ndjeshëm ritmin në pjesën e dytë dhe tregoi fytyrën tjetër. Barbosa do të vinte një penallti nga pakujdesia e Bitrit në 70 dhe Basha do të shënonte, pavarësisht se Rexhepi po provonte që ta shpërqendronte. Shumë vuajtje nga Partizani në minutat e fundit, që i kthehen makthet e ndeshjes së fundit për mënyrën sesi u barazua nga Erzeni. Megjithatë të kuqtë arritën të marrin tre pikët dhe shkojnë në kreun e Superiores, të paktën përpara se Tirana të luajë ndaj Teutës. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Hallaçi: “E dija që skuadra ka ndierë vështirësi në mbrojtje. U mundova që të punoja më shumë në fazën mbrojtëse në këto pak ditë që kam në ekip. Më vjen keq për golin e dytë të pësuar pasi nuk i kisha thënë mbrojtësave që të bënin ato lëvizje. I thashë djemëve që goli i dytë është i patolerueshëm që ta pësoj një ekip që e drejtoj unë. Nuk mund të luhej ai pozicion jashtë loje atje, tentuan të nxirrnin në pozicion jashtë loje kundërshtarin, unë i kam edukuar ndryshe. Pjesa e dytë ishte një skuadër e vërtetë, kishte grint dhe dëshirë. Barbosa? Normalisht që ka pasur pakënaqësi kur u largua, por jam unë trajneri këtu. Barbosa dhe të gjithë të tjerët duhet ta kuptojnë që do mbajnë përgjegjësitë e tyre për veprimet që bëjnë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *