Vëlon Behrami ishte një prej lojtarëve të Zvicrës që u quajt si “tradhtar” nga shqiptarët e Kosovës, për faktin se nuk pranoi t’i bashkohej përfaqësueses dardane, pas pranimit nga UEFA.
Tifozët nuk e pritën mirë faktin që Behrami nuk zgjodhi të rriste kualitetin e përfaqësueses blu, por zgjodhi rrugën e lehtë duke ndenjur tek ajo helvete. Megjithatë pas shumë kohësh Behrami zgjodhi të flasë mbi këte çështje, duke thënë se nuk ishte aspak faji i tij, por Federata e Kosovës nuk e ka komunikuar.
“E kam ndjekur Kosovën. Unë i njoh lojtarët dhe trajnerin. Ai është trajner që nuk ta jep identitet lojë. Ai është motivues i fortë por lojtarët e Kosovës nuk kanë nevojë për ata se ne shqiptarët kemi inati të fortë. Edhe kur luajmë me shokë na vjen inati.
Është shumë njeri i mirë. Por me fol për teknikë, nuk besoj që ai mundet me ngritë nivelin. Ai teknikisht nuk i din shumë sene, shumë sene nuk i njeh, shumë sene nuk i studion. Është motivues i madh, të jep energji, shpirtë. Por sot taktikisht e teknikisht duhet me qenë i përgatitur. E ka edhe shkollën e Zvicrës, dhe ata mendojnë që i dijnë krejt dhe tjerët nuk dijnë asgjë”, tha Behrami. /Sport Ekspres/