Shkëndija e ka mbyllur në barazim 1-1 ndeshjen e vlefshme për Kupë kundër Rabotniçkit. Ndonëse shkuan shumë shpejt te goli me anë të Junior në minutën e 8, tetovarët janë ndëshkuar në minutën e 33-të falë një gabimi qesharak të portierit të tyre.
Kjo nuk është hera e parë që Zahov vendos fatin e ndeshjes apo të kualifikimit me gabimet e tij, teksa një gjë të tillë e ka bërë edhe në ndeshjen kundër Kalju në kupat e Europës. Shkëndija luante në shtëpi pas një fitoreje minimale të arritur në transfertë, por një gabim i Zahov u kushtoi kualifikimin, pasi miqtë dolën nga fusha me rezultatin 1-2.
Ndërkohë portieri i Ernest Gjokës duket se po përsërit vetveten edhe ndeshjen e sotme, duke mbajtur peng kualifikimin për më tej, megjithëse gjithçka do të vendoset në takimin e radhës, ku Shkëndija do të udhëtojë drejt Shkupit./Sport Ekspres/