“Nuk i gëzoheshe dot golave të Tiranës, nuk e kuptoje si hyri topi në rrjetë”! Reçi flet për humbjen me Laçin: Më bëri të thyeja televizorin

Mired Reçi ishte i ftuar në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “Ora News”. Në analizën e bërë për ekipin e Tiranës, Miredi foli për bardheblutë që drejtoheshin nga Orges Shehi, duke lënë të kuptuar edhe arsyen se përse te kryeqytetasit nuk ishin të kënaqur me këtë teknik.

“Tirana kishte disa ndeshje që nuk ishte aty ku duhej. Kulmoi me humbjen me Erzenin dhe Lacin. Nuk e pashë ndeshjen me Lacin në stadium, se isha në shtëpi, e pashë nga televizori. Isha afër për ta thyer televizorin. Te Tirana të mërzit këtë sezon pjesa që ekipi nuk ka grint. Dhe Tirana nëse nuk ka grint, nuk është Tirana e duhur.

Unë nuk i gëzohesha dot golave të Tiranës, përshëmbull kundër Skënderbeut hyri goli dhe askush nuk e kuptoi sesi shkoi topi në rrjetë. Po ju jap një detaj tjetër, kur u ndërrua Abazaj në ndeshjen e fundit pati një lloj debati të mirë, Abazaj donte të vazhdonte që të luante. Kishte kohë që nuk e shikoja kështu, Abazaj ishte fikur prej 5 ndeshjesh”, tha Reçi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *