Manchester United-i ka marrë një barazim befasues kundër Seville-s. Spanjollët barazuan në minutat e fundit, kur lojtarët e “djajve të kuq“ shënuan dy autogola. Marcel Sabitzer-i, i cili është autori i dy golave të United-it, ka folur për mediat pas ndeshjes, ku është shprehur i çuditur me mënyrën se si pësuan në fund.
“Unë e kam problem të gjej fjalët e duhura. Ishte si një lojë me ruletë ruse. Ne duhej ta përfundonim lojën dhe në fund ishte një barazim dhe kjo nuk është ajo që donim. Kishim shanse (për ta mbyllur ndeshjen), por në një kompeticion si ky duhet të jesh i përqendruar deri në fund. Minutat e fundit ishin pak të çuditshme. Dy gola idiotë. Kur kryeson 2-0 në shtëpi, duhet t’ja dalësh”, ka thënë Marcel Sabitzer./Halit Delibashi-Sport Ekspres/