Nuk fituan dot ndaj Milanit, trajneri i Juventusit pranon përgjegjësinë: Gabova unë me ndërrimet

Juventusi dhe Milani u ndan në një barazim me rezultatin 1-1. Bardhezinjtë kaluan të parët në avash në minutën e 4-t, por nuk arritën të mbanin fitoren. Pas golit te barazimit nga ana e Rebiç, Milani pati dy raste të arta për të përmbysur rezultatin. Pas katër ndeshjeve, Juventusi është futur totalisht në krizë, ku ka grumbulluar vetëm 2 pikë. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri italian, Massimiliano Allegri deklaroi se Juventusi e kishte lojën në dorë dhe ishte i acaruar që lojtarët e tij nuk arritën të mbanin fitoren.

“ Le të themi që sonte jam shumë i nervozuar për çfarë ka ndodhur por mendoj se skuadra bëri një pjesë të parë të mirë. Kishim shumë raste dhe lejuam një gjuajtje në portë të Tonalit nga jashtë zone. Nuk ishim të vëmendshëm. Nuk kishim vendosmëri. Mjafton të shikosh goditjen e këndit ku pësuam golin. Ka momente ku nuk mund të pësosh gol dhe kjo është një pikë ku duhet të punojmë. Kam bërë gabime në ndërrime, ndoshta duhej të fusja lojtarë që ishin më shumë mbrojtës”- deklaroi Allegri. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *