Nuk është më djali i thjeshtë nga Liverpuli, “Boxing Day” hedh në “knock-out” Premier League-n

Liverpuli duket se i ka dhënë fund “Premier League” përpara kohe sa i përket vendit të parë. Pas fitores me rezultatin 0-4 ndaj Leicester në vendin e dytë, të kuqtë janë 13 pikë përpara tyre dhe kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Në këto kushte, kur kanë vetëm 1 barazim dhe 0 humbje në kampionat, është më shumë se e pamundur që këmba të rrëshkas për të lënë titullin. Protagonist në spektaklin e sotëm ishte Alexander-Arnold. “Unë jam vetëm një djal i thjeshtë nga Liverpuli, që ëndrra i është bërë realitet”, kështu do të shprehej pak kohë më parë mbrojtësi që po ngrihej në qiellin e shtatë nga të gjithë.

E jo më kot, por modestia duhet të hidhet tutje dhe Arnold nuk është më vetëm një djalë i thjeshtë nga Liverpuli. Dy asist ka dhuruar për Firminjon në golat e realizuar ndaj Leiçester, ndërsa në golin e fundit ka qenë një sprint i fuqishëm që është mbyllur me një gjuajtje fantastike për ta dërguar topin në rrjetë. /Sport Ekspres

https://twitter.com/Liverpool_FC_ES/status/1210313733454450689

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online