“Nuk është koha për kafe”, Myrto Uzuni zbulon partnerin ideal në sulm te Kombëtarja

Myrto Uzuni po kthehet në një golashënues të përhershëm te Ferencvarosh, teksa në numëron 3 gola në po aq takime të zhvilluara së fundmi. Sekreti për këtë formë mjaft pozitive qendron pikërisht te puna në stërvitje dhe regjimi. Në një intervistë në emisionin “Sport Magazine“ në “Ora Neës“, të moderuar nga Drilon Xhepollari. Uzuni flet më tepër rreth momentit të mirë që po kalon, golit më të rëndësishëm te Ferencvarosh, apo edhe për parterin ideal në sulm te Kombëtarja.

“Kushtet këtu në Ferencvarosh janë shumë të mira. Mund të shkosh edhe 1 orë përpara ekipit dhe të bësh stërvitje. Kushtet janë të tilla që mund të rikuperohesh shpejt, pasi kemi edhe sauna xhakuzi. Tani stërvitem vetëm me ekipin, 1 orë e gjysmë-2 orë, sepse ndeshjet janë të ngeshura. Më përpara shkonte edhe 3-4 orë në ditë.

Të gjithë njerëzit që më rrethojnë mua dhe më njohin e dinë shumë mirë regjimin tim. Unë i kam qëllimet e qarta. Dua të bëj sa më mirë në futboll, pasi koha për të dalë në futboll është aty. I kam qëllimet e qarta dhe dua të eci sa më shumë. Kam parë shumë lojtarë që janë djegur dhe nuk dua të them: “Ah, përse u dogja”, kur tani është koha ime. Baret aty janë, nuk ikin.

Që kur erdha në Ferencvarosh klubi më ka shprehur dëshirën për të qenë në Champions League, pasi ishte historike për ta. Ishte një farë presioni, pasi ata po investonin te mua dhe duhet ta shpërbleja. Goli me Dinamon e Zagrebit ishte me një peshë shumë të madhe për mua dhe për ekipin. Por normale që goli më i bukur mbetet ai në Torino përballë Juventusit.

Në Kombëtare unë jam në dispozicion kudo që trajneri të vendosi. Janë zgjedhjet e tij dhe përgjegjësin e ka trajneri. Në fushë ndihem mirë me formacionin 4-2-3-1 ose 4-3-3 ku mund të luaj si sulmues apo mesfushor i djathtë. Mendoj se në sulm kemi lojtarë shumë të mirë. Edhe me Cikalleshin, edhe me Balajn e Malajn do të përshtatesha, sepse ata lojtarë me fizik, ndërsa unë jam më i teknik dhe i shpejtë. Me Manajn kam shënuar, pasi njihemi që te U21. Që atëherë kemi një shoqëri të madhe bashkë. Kombinohemi me njëri-tjetrin. Po ashtu edhe Balaj është një lojtar që ka dhënë shumë për Kombëtaren e Shqipërisë dhe është një lojtar shumë i mirë“, ka thënë Myrto Uzuni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *