Andrea Pirlo do të mbështes Serbinë në Botërorin e Katarit. Kështu është shprehur legjenda e futbollit të Italisë, që së fundmi ishte për vizitë në Beograd. Ish-mesfushori ka habitur me preferencën e tij, teksa Italia nuk ia ka dalë për të qenë në fazën e grupeve mes më të mirave.
“Meqë Italia nuk është, unë do të mbështes Serbinë. Kam punuar dhe luajtur me kampionë të mëdhenj si Mihajlovic dhe Stankovic. Nuk pata kënaqësinë të stërvitja Vlahovic edhe pse do të doja. Në Itali kanë luajtur shumë futbollistë serbë që ishin cilësorë. Ne italianët e dimë se serbët janë futbollistë të mëdhenj, basketbollistë, tenistë… Ju përgëzoj për këtë sepse nuk jeni të shumtë si komb”, tha Pirlo. /Sport Ekspres/