“Nuk është fundi i botës”, trajneri i Hungarisë nuk e bën dramë humbjen: E dinim forcën e Shqipërisë, por ëndrra vazhdon

Shqipëria mori një fitore të merituar kundër Hungarisë në “Elbasan Arena”. Armando Broja tundi rrjetën në minutat e fundit të takimit, duke siguruar kështu tre pikët përballë një kundërshtari direkt për vendin e dytë në grup. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, trajneri i Hungarisë shrehet se e dinte forcën e kuqezinjve, por sipas tij kjo humbje nuk është fundi i botës. Për Marko Rosin ëndrra vazhdon ende.

“Ne tashmë e dinim që në fillim, pasi pamë se sa i fortë është kundërshtari. Natyrisht që nuk janë më të fortët në botë, por ata ishin të fortë pasi luajnë në ligat e mëdha. Ne u përpoqëm të luanim duke nisur sulme nga zotërimi serioz që kishim.

Rezultati nuk është domosdoshmërisht fundi i botës, pasi kemi ende pesë ndeshje. Kam besim se do të kemi më fat në ndeshjet e radhës. Ne erdhëm në këtë ndeshje me shumë probleme. Unë nuk e them këtë si një alibi, por në fakt, ne nuk ishim aq të mprehtë. Nuk arritën të bëjnë shumë presion mbi ta. Nga kjo ata u kontrastuan më pas. Kishin disa situata. Unë mendoj se nëse do të kishim arritur të bënim më shumë presion mbi ta, mbase rezultati përfundimtar do të kishte qenë i ndryshëm.

Këto dy rezultate, mendoj, mund të jenë gjithashtu një alarm për lojtarët. Kur kishte momente të euforisë maksimale, unë tashmë thashë se ishte një ëndërr të kaloja kualifikueset e Kupës së Botës. Por gjithçka nuk mund dhe nuk guxon të shkatërrohet. Askush nuk duhet të lëndohet nga kjo, lojtarët duhet të qortohen. Unë nuk jam duke kërkuar justifikime, por duhet të jem pak më i duruar. Kjo ëndërr nuk ka mbaruar ende”, ka thënë Marko Rosi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online