Mesfushori francez Paul Pogba nuk ka pasur marrëdhënie të mira me Jose Mourinhon gjatë qëndrimit të portugezit në Manchester. Në një dokumentar, Pogba pranoi se kishte një mosmarrëveshje me Mourinhon dhe se trajneri i atëhershëm i Manchester United i dërgoi fotot e tij nga resorti ish-agjentit të ndjerë të Pogba, Mino Raiola. “Gjithçka filloi kur u dëmtova. Vendosa të shkoj në Maiami për kurim me gruan time.
Paparazzi më fotografoi mua dhe gruan time dhe Mourinho i përdori ato foto dhe ia dërgoi Raiolas. Nuk më pëlqen fare. Dhe kështu i thashë: “A je serioz? Unë jam i dëmtuar dhe vij në stërvitje tre herë në ditë. Kush mendon se jam? Unë nuk jam si lojtarët e tjerë”, tha Pogba në dokumentar. Gjithashtu Mourinjo e kishte quajtur virus francezin para gjithë shokëve të ekipit. /Sport Ekspres/