Pas shkarkimit të trajnerit Duro, Kukësi është hedhur menjëherë në veprim për të gjetur teknikun e ri. Verilindorët pritet që të marrin Skënder Gegën në krye të ekipit, për të luftuar për titullin kampion me Tiranën.
Pikërisht njeriun që e ka këtë stof, pasi në sezonin e shkuar shpalli kampion Partizanin. Ndërkohë sipas “Supersportit”, në mbrëmjen e djeshme ka pasur një takim të Gegës me Gjicin dhe Nexhipin. Këtu është diskutuar për objektivat që i janë vendosur klubit, por njëkohësisht edhe prurjen e lojtarëve në vazhdimësi.
Dakortësimi është bërë, megjithëse Kukësi e shtyn më kot orarin për trajnerin e ri, që do të zyrtarizohet në orën 16:00. “Nuk e themi që është Skënder Gega”, por këtë në fakt e kanë marrë vesh të gjithë tashmë… /Sport Ekspres/