Gara për kreun e Premier Ligës vazhdon të mbetet e hapur pasi derbi Chelsea-Totenham përfundoi me rezultatin 0-0. Pavarësisht barazimit, Jose Murinjo ishte mjaft i lumtur me djemtë e tij, sepse kishin hyrë në fushë vetëm për fitore. Sipas tij lojtarët ishin të acaruar që nuk arritën të fitonin këtë ndeshje dhe kjo është gjithçka që donte të shikonte këtë fundjavë, megjithëse lojën e zotëroi tërësisht kundërshtari dhe Totenhemi nuk kishte asnjë mundësi të vetme për të fituar.
“Në dhomën e zhveshjes lojtarët ishin mjaft të mërzitur. Kjo është gjëja më pozitive që kam parë këtë fundjavë. Ka një ndryshim mentaliteti dhe në mënyrën si i mendojmë gjërat. Më përpara kënaqeshim me një barazim ndaj të mëdhave”- u shpreh Murinjo
Murinjo gjithashtu foli edhe për situatën aktualë në kampionatin anglez, duke theksuar se gjithçka mbetet e hapur. “ Barazimi ndaj Chelseat nuk është aspak negativ, sepse jemi duke kryesuar. Kishim mjaft shanse për të shënuar, por nuk i shfrytëzuam. Rruga është e gjatë deri në fund të sezonit.”- e mbylli Murinjo. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/