“Nuk e prisnim kështu Shqipërinë”! Mbrojtësi që i shpëtoi gjuajtja e Brojës: Mendova se e kisha nxjerrë jashtë zone, na demoralizoi

Armando Broja rezultoi heroi i Shqipërisë ndaj Hungarisë. Sulmuesi 19-vjeçar realizoi me një silurë duke tronditur portën e Dibusz. Ndërkohë mbrojtësi që duhej të mbyllte futbollistin e Southampton tregon se nuk i kishte bërë mirë llogaritë me të. Gjithashtu shprehet se nuk e priste Shqipërinë në këtë nivel, pavarësisht se ishte i ndërgjegjshëm për cilësitë e saj.

“Është shumë e vështirë që të flasësh. Sinqerisht që nuk e prisnim të shkonte kështu me Shqipërinë. E dinim që është kundërshtar i vështirë Shqipëria dhe se do të kalonim kohë të vështirë në këtë vend. Nuk ishim aq të mprehtë sa duhet për pjesën më të madhe të ndeshjes. Goli i Brojës? Unë mendoja e shtyva sulmuesin shumë, kështu që edhe nëse ai do godiste, Dibusz mund ta kapte topin. Por gjuajtja erdhi nga 16 metra dhe e goditi mirë topin. Padyshim që na demoralizoi”, tha Lang. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *