Karriera e Riberisë po shkon drejt fundit. Kohët e lavdishme te Bajreni tashmë nuk janë asgjë tjetër veçse një kujtim i largët nga e shkuara, pasi tashmë nuk po arrin të gjejë ekip edhe duke u vetëofruar. Aventura e fundit me Salernitanën nuk po shkon në mënyrën e duhur për francezin dhe ky i fundit dëshiron të largohet.
Menaxheri i tij e ka ofruar te klubi i Ceara-s, por ideja e tij nuk ka shkuar ashtu siç e priste. Presidenti i skuadrës braziliane tregohet “i pamëshirshëm” me 38-vjeçarin, teksa është shprehur: “Ma ofruan Riberinë dje, por nuk e dija që luante akoma. Nuk di çfarë t’ju them për këtë rast”./Sport Ekspres/