“Nuk e njoh fare, na prish punë”! Astrit Hafizi kundër Nedim Bajramit: Si hyn direkt në fushë? Ishte Lionel Mesi dhe qëndroi në stol…

Astrit Hafizi është kundër aktivizimit të Nedim Bajramit si titullar. Mesfushori i Empolit po pritet me interes të madh nga tifozët shqiptarë pasi ka fantazinë e munguar te Kombëtarja. Trajneri Reja i ka besuar nga minuta e parë ndaj Hungarisë, por Hafizi në “Supersport” është shprehur kundër kësaj zgjedhje te italianit.

“Ne luajmë në fushën tonë pas kësaj humbje me Poloninë. Do të ishte shumë e vështirë që të luanim sërish në transfertë. Reja ka eksperiencë për të përballur kaq ndeshje në kaq pak ditë. Nedim Bajrami? Të them të drejtën nuk e njoh aq sa duhet që të flas për të. Po flas në anën teknike që një lojtar që vjen me dy ditë tre ditë grumbullim dhe hyn në formacion direkt, nuk më duket shumë normale. Në anën teknike nuk është normale.

Aty ka lojtarë që pretendojnë formacionin prej kohësh dhe i jepet vendi Bajramit. Si mund të futet në grup kur nuk ka bërë asgjë? Mund të jetë shumë më i mirë. Nëse do të shënonte 3-4 gola, atëherë mund ta pranoja. Vjen një lojtar që unë nuk e njoh fare, prish disa ekulibra. Madje edhe Mesi që shkoi te PSG, ishte në stol në ndeshjen e parë. Pra bëhet fjalë për Mesin”, tha Hafizi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online