Kukësi ka një organikë me shumë lojtarë cilësorë, që janë afruar te skuadra që në fillimin e këtij sezoni. Pikërisht për këtë arsye, nuk është parë e nevojshme që të ndërhyet në merkaton e janarit. Futbollisti që erdhi për të zëvendësuar largimin e Mirlind Dakut, quhej Godberg Cooper që luante në kategorinë e dytë të Zvicrës me Schaffhausen. Por duket se trajneri Duro nuk është shumë i bindur duke parë karrierën dhe CV e këtij sulmuesi 22-vjeçar.
“E theksova që në fillim që nuk ka nevojë për shumë ndërhyrje. Kërkoja zëvendësimin e Kitanovskit dhe Dakut. Doja që të merrnim Demon, por një gjë e tillë nuk u arrit. Sulmuesi i ri që na ka ardhur nuk e njoh dhe nuk para marrë lojtarë që nuk i shoh vetë. Jam skeptik pasi bërë shumë lëvizje dhe nuk më pëlqejnë këto gjëra”, ka thënë Duro. /Sport Ekspres/