Luka Modriç ka qenë prej vitesh një nga mesfushorët më të mirë në botë. Me 37 vite në shpinë, futbollisti legjendar ende mban lojën e Realit dhe është mahnitës në fushë.
Kontrata e Modric skadon në fund të këtij sezoni. Ndonëse kanë mbetur më pak se tre muaj deri në përfundimin e tij, Luka ende nuk ka marrë ofertë nga Reali për të vazhduar bashkëpunimin.
Gazetari spanjoll Mario Cortegana, i cili ndjek ngjarjet në radhët e klubit mbretëror, ka shpjeguar se çfarë po ndodh në këtë rast.
“Real Madridi ende nuk i ka ofruar Luka Modriçit vazhdimin e bashkëpunimit. Klubi nuk e vendos në rëndësi primare përderisa janë ende në lojë për të fituar të gjithë trofetë. Nëse në fund Modriç nuk e zgjat bashkëpunimin me klubin, në Arabinë Saudite është opsioni më i sigurt për të”, thotë Cortegano. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/