“Nuk e kam kthyer dot në futbollist”! Jo vetëm Etrit Berishën, trajneri i Torinos denigron figurën e lojtarit të Serbisë

Trajneri i Torinos ka zgjedhur të flas hapur kundër lojtarëve të tij. Juric krijoi konflikt me Etrit Berishën dhe tani radhën e kishte lojtari i Serbisë, Radonjic. Pas humbjes me shifrat 4-2 ndaj Juventusit, Juric shpërtheu ndaj futbollistit të tij.

“Për mendimin tim, Radonji? nuk e respekton këtë sport. Ju keni gjëra që duhet të bëni në fushë, hyni dhe bëni menjëherë të kundërtën. Kjo do të thotë se nuk jeni në lojë.

Ky djalë ka talent, por mesa duket në gjashtë muajt që punojmë së bashku, nuk kam mundur ta kthej atë në futbollist”, tha Juric. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *