Françesko Açerbi ka humbur respektin e tifozerisë së Lacios. Ultrasit bardhekaltër e kanë ende të freskët atë qeshje në fytyrën e mbrojtësit të tyre në momentin kur Milani shënoi golin e fitores në minutat shtesë në fund të sezonit të shkuar. Futbollisti ka mbërritur dje në ambientet stërvitore të Lacios, por përgatitjet për sezonin e ri kanë nisur mes sharjesh për të.
Ultrasit e klubit kryeqytetas nuk janë kursyer me fjalorin, duke ofenduar në kor 34-vjeçarin. “Je një copë m….“ dhe “Zhduku“ ishin frazat e thëna nga tifozët e Lacios në drejtim të Açerbit. Me sa duket mbrojtësi italian nuk ka më vend te bardhekaltrit dhe po përflitet për një transferim te Juventusi ose Monza./Halit Delibashi-Sport Ekspres/