“Nuk e doja atë karton në fillim të lojës”, Kapllani tregon ku çaloi Erzeni: Disa lojtarë mendojnë se kanë arritur diçka, ndeshja jonë më e dobët

Partizani ka bërë befasinë e madhe, teksa me një lojtar më pak që nga minuta e 2-të e lojës, arrin të mposhtë 3-0 Erzenin. Arinaldo Rrapaj zhbllokoi rezultatin në fund të pjesës së parë me një gol të mrekullueshëm nga goditja e dënimit, ndërsa pak sekonda pas nisjes së pjesës së dytë, Da Silva shtyn topin në portën e shijakasve. Në minutën e 71-të, ishte Ëngjëll Hoti ai që trefishoi shifrat dhe hipotekoi fitoren e të kuqve, të cilët shkojnë në kuotë të barabartë pikësh me Tiranën kryesuese. Pas përfundimit të sfidës, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Ti Bo Gol” në “Oversport”.

Kapllani (Erzeni): “Sinqerisht, unë nuk e dëshiroja atë karton në fillim të lojës. Në pamje të parë prish balancat e ekipit kundërshtarë dhe duket sikur na favorizon ne. Goli i parë i Partizanit ka ardhur nga një gabim i joni. Në momentin kur duhet të fusë kokën, fut këmbën dhe e mbyllim pjesën e parë në disavantazh. Edhe goli i dytë ishte i dhuruar dhe ramë në batakun e Partizanit. Lojtarët duhet të marrin përgjegjësi dhe unë do ndalem gjatë në analizën e ndeshjes. Kjo është nga ndeshjet më të dobëta që ka zhvilluar ekipi ynë. Mendonim të ishim agresivë, por në të shumtën e rasteve kemi qenë 1 apo 2 kohë mbrapa. Kjo erdhi ndoshta sepse disa lojtarë mendojnë që kanë arritur diçka. Duhet të luajnë pak për veten e tyre, nuk është normale. Videoja e Zenetit? Ai ishte një motivim dhe pse jo në të ardhmen të na afrohet nga afër kapiteni legjendar i Interit. Por ne të shohin punën tonë”.

Kolela (Partizani): “Nuk kam pasur kurrë dyshime për këtë skuadër. Dyshimet i keni pasur ju, por unë asnjëherë nuk kam dyshuar. Jam i lumtur për klubin, por edhe për lojtarët, të cilët kanë zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë. Arritën të tregojnë forcën e tyre, edhe pse kanë kaluar një moment të vështirë. Kanë respektin tim për këtë. Merita për zëvendësimin? Kam bërë gjëra normale. Me 10 lojtarë çfarë të bëja, të fusja një sulmues? Nuk kam bërë asgjë të veçantë, gjërat e veçanta i kanë bërë lojtarët. Jam shumë i kënaqur për paraqitjen e lojtarëve dhe shumë entuziast vetëm për ta. Mua nuk më intereson se për çfarë fitohet, mua më intereson thjesht të fitoj. Më vonë do të bëjmë llogaritë me pikët që do të fitojmë dhe se sa do të na shërbejnë këto pikë për të mbërritur në finish”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online