“Nuk e dija se çfarë do gjeja në Shqipëri, sa mirë që rrezikova”! Torasa tregon në Argjentinë për vendin tonë

Agustin Torasa ishte jo vetëm lojtari i parë i një ekipi shqiptar që shënonte në Europë me golin e tij ndaj Dinamo Tbilis, por njëkohësisht edhe futbollisti i parë nga Argjentina që realizonte në “Champions League” për këtë sezon. Kjo mori vëmendjen e mediave argjentinase, ndërsa së fundmi lojtari i Tiranës ka dhënë edhe një intervistë për të treguar më tepër rreth Shqipërisë dhe kësaj eksperience që po kalon në karrierë.

“Shqipëria është mirë. Në fakt kur kam ardhur këtu nuk kisha shumë njohuri për këtë vend dhe referenca, prandaj kam kërkuar në internet. Megjithatë kam disa vite tani që po jetoj këtu dhe mund të them se më ka surprizuar për mirë. Kur erdha nuk e dija se çfarë do të gjeja dhe tani më pëlqen, jam i lumtur që rrezikova. Isha argjentinasi i parë që shënova në këtë “Champions League” dhe menjëherë pas ndeshjes ndaj Dinamo Tbilis kam marrë shumë mesazhe, duke i dhënë më tepër ngjyra suksesit.

Por të them të drejtën goli që shënova ishte me pak fat. Ushqimi? Kam një mik argjentinas që është kasap këtu dhe bën prerje ashtu siç i dëshiroj. Vetëm e marrë në telefon dhe ai m’i sjellë. Kjo na ndihmon që të mos i humbasim aq shumë lidhjet me vendin tonë”, u shpreh Torasa. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *