Kreu i stolit të klubit të Vllaznisë, Mirsad Jonuz shprehu ankesat e tij pas ndeshjes së djeshme kundër Skënderbeut. Trajneri maqedonas tha se lojtarët e tij nuk kanë kushtet e duhura për tu stërvitur, gjë e cila sipas tij ndikon edhe në rezultatet në fushën e lojës. Shumë nisën të mos i besonn fjalëve të Jonuz, që edhe më par ka shprehur justifikime për mungesën e rezultateve, duke nisur që nga niveli i futbollistëve përpara merkatos.
Por trajneri i Vllaznisë ka zgjedhur të vërtetojë ankesën e tij dhe të shuajë kështu gjithë sketicizmin nga opinion publik. Me anë të një videoje të publikuar nga vetë Jonuz shihet qartë gjendja shumë e keqe në të cilën ndodhet fusha ku shkodranët zhvillojnë stërvitjet e tyre. Një fushë pa bar ështe ajo ku lojtarët e Vllaznisë duhet të përgatisin ndeshjet me kundërshtarët në Superiore. Pamjet flasin qartë dhe ankesa e ngritur nga Jonuz duket mëse e drejtë./Sport Ekspres/