“Nuk e besoj ende”, Rei Manaj reagon për ndarjen nga jeta të fizioterapistit të Kombëtares: Nuk e pranojmë këtë humbje

Ylli Mihali është ndarë nga jeta dhe ky lajm ka tronditur futbollin në Shqipëri. Fizioterapisti i Kombëtares e humbi betejën me COVID-19, ndërsa reagimet kanë ardhur nga shumë personazhe të njohura.

Së fundmi ishte edhe Rei Manaj që ka reaguar mbi këtë ndarje nga jeta të hershme. Sulmuesi i Spezias është shprehur se nuk e beson ende lajmin e trishtë dhe nuk mund ta pranojë faktin se Mihali e humbi betejën më të rëndësishme në jetë. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *